Anthony Joshua është paraqitur në konferencë për mediat së bashku me kundërshtarin e tij të ardhshëm, Joseph Parker.

Kampioni i kategorisë së rëndë në versionet WBA dhe IBF, do të përballet me kampionin e versionit WBO, në duelin e 31 marsit, pas së cilit njëri do të mbajë 3 titujt.

“Herën e fundit (kundër Carlos Tacham) dueli zgjati më shumë, sepse dëshiroja të hyja mirë në vitin 2018. Tani dëshiroj të shkruaj historinë, dhe është nder të përballet me një tjetër kampion”, ka thënë Joshua.

“Mezi e pres këtë sfidë, jo vetëm në aspektin fizik por edhe në atë mental. Njerëzit janë mësuar të rrëzohen nga Klitschko. Mua më kanë rrëzuar 3 herë, por kam mësuar nga fatkeqësitë dhe që duhet të jesh më shumë se një njeri për të më ndalur mua. Thashethemet tjera janë lajme të rreme”, u shpreh anglezi.

Në anën tjetër, Parker tha se prej nesër do të fillojë stërvitjet për duelin.

“E kam shikuar Joshuan për një kohë të gjatë, i di pikat e forta dhe të dobëta të tij. Mezi e pres këtë duel”, ka thënë Parker.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb