TIRANE- Në 26-vjetorin e krijimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se çështja “Çame” është një amanet i madh.

Idrizi theksoi se pas shumë vitesh diskriminim dhe stigmatizim në shoqëri, shoqata arriti të ngrihej mbi dhimbjen e padrejtësinë. Ndër të tjera ai shtoi se çështja ‘Çame’ nuk do të mbetet pa zgjidhje, pasi për herë të parë ajo u trajtua edhe në Bruksel.

“Nuk mjafton vetëm të flasim por t’i japim zgjidhe përfundimtare një nga padrejtësie më të mëdha të Kombit shqiptar. Në dhimbjen e kemi kthyer në forcë, për zgjidhen e kësaj çështje. Jemi të vendosur për zgjidhjen e çështjes çame. Shoqata ‘Çamëria’ do zgjerohet me degë të tjera në diasporë.”, tha kreu i PDIU-së.

Po ashtu Idrizi bëri të ditur se do ngrihet një Komision Hetimor për zbardhjen e çështjes ‘Çame’. Po ashtu kreu i PDIU-së, tha se ata që do të bëjnë të ashtuquajturit “zëdhënësat e Athines” do përballen me këtë forcë politike. Çamëria nuk ka çmim. Ka vetëm drejtësi. Rroftë Shoqata Çamëria, rroftë Shqipëria.”, përfundoi fjalën e tij Idrizi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: