KOREJA E VERIUT– Koreja e Veriut vijon të kërcënojë, ndërsa gjatë ditës së sotme ka lëshuar një tjetër raketë balistike.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Veriut, ‘Yonhap’ raporton se raketa balistike fluturoi drejt lindjes nga Pyongsong në jug të provincës Pyongan.

Edhe më herët ka pasur shenja që treguan se regjimi i Kim Jong Un ishte duke planifikuar një lëshim raketash ditët e fundit. Po ashtu njoftohet se të hënën qeveria japoneze zbuloi sinjale radiofonike që tregonin një provë të mundshme raketore në të ardhmen.

Raketa e fundit balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut ishte më 15 shtator, e cila që fluturoi mbi ishullin Hokkaido të Japonisë, përpara se të përhapej në oqeanin Paqësor.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: