Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, duke marrë pjesë në kremten fetare të Mitrovicës së Veriut, “Mitrovdan”, ka kërcënuar se serbët dhe Serbia do të luftojnë në Kosovë për ta mbrojtur, siç ka thënë ai, “atë që është e jona”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka marrë pjesë në kremten fetare të qytetit të Mitrovicës së Veriut, “Mitrovdan”, të mërkurën dhe me atë rast i ka ftuar serbët e veriut të Mitrovicës, të mbledhur në sheshin “Shumadija”, që të luftojnë bashkë me Serbinë, siç ka thënë ai, “për atë që është e jona”.

Ai ka siguruar se “derisa jemi të gatshëm të luftojmë për atë që është e jona kurrë nuk do të humbim”, shkruan “Zëri”.

“Nga këtu, nga Mitrovica, dëshiroj të porosis se derisa jemi të gatshëm të luftojmë për atë që është e jona, ajo që është e jona nuk do të humbet kurrë. Dhe derisa jemi të gatshëm të luftojmë nuk do të humbim kurrë. Dëshiroj që nga Mitrovica të dëgjo e gjithë Serbia se ne jemi të gatshëm të luftojmë, për këtë arsye jemi në tokën tonë. Sikurse gjeneratat para nesh që kanë rezistuar, sikurse gjeneratat para nesh që kanë rezistuar në kohë të errëta me familjet e tyre, duke ruajtur dhe duke mbrojtur njëri-tjetrin, të bashkuar e me dashuri kanë pritur dhe kanë përjetuar ditë më të mira, kështu që edhe populli ynë në Kosovë sot është i bashkuar dhe i vendosur të vazhdojë të ruajë dhe të mbrojë, që të luftojë në mënyrë që të jetë krenar i gjithë kombi”, është shprehur drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke ua uruar serbëve të mbledhur “Mitrovdanin”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: