Turqia theksoi sot se zhvillimi i një referendumi për pavarësinë e Kurdistanit irakian në fund të shtatorit do të kishte pasoja.

“Këmbëngulja e zyrtarëve kurdë për të organizuar këtë referendum, pavarësisht të gjitha këshillave miqësore, do të ketë një çmim”, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme në një komunikatë duke i bërë thirrje Erbilit të hiqte dorë nga kjo qasje e gabuar.

Referendumi është parashikuar më 25 shtator në këtë rajon në veri të Irakut që ka marrë që prej vitit 1991 një autonomi që është zgjeruar gjatë viteve.

Në komunikatën e saj, Ministria turke e Punëve të Jashtme përshëndeti gjithashtu votimin e Parlamentit irakian kundër këtij referendumi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: