Policia e Miçigan ka përdorur 13 kamionë për të shpëtuar një burrë që kërcënonte të vriste veten.

Kamionët u vendonën nën mbikalimin e autostradës ku burri kishte hypur për të vrarë veten.

Policia mori njoftimin rreth orës 1 të mëngjesit. Ata mbyllën korsitë dhe vendosën që të linin kamionët, një plan i pazakontë për të parandaluar burrin që të hidhej nga mbikalimi.

Kamionët u vendosën për të shkurtuar distancën e rënies së burrit nëse ky i fundit vendoste që të hidhej nga ura.

Për fat të mirë pas disa orësh negociata ai zbriti nga ura dhe u dërgua në spital. Autostrada u hap përsëri për udhëtarët rreth orës 4 të mëngjesit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: