KUMANOVE- Zoran Zaev tha se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në rënien e këtij pushteti. Ai i bëri thirrje publikisht liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, për debat publik, dhe tha se nëse ai nuk pranon deri në ditën e zgjedhjeve, do të dëshmohet se Gruevski është i vetëm.

Ai tha se përveç Gruevskit, edhe Ahmeti frikësohet nga bashkimi i qytetarëve pa dallime etnike nëpër tubimet e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai u betua se të gjitha rastet e montuara, si, Monstra, rasti i Kumanovës dhe të gjitha rastet e tjera, do t’i zbardh deri në fund, që të mos mbetet asnjë dyshim mbi të bëmat kriminale të këtij pushteti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: