VENEZUELA- Diego Maradona vazhdon të jetë temë e mediave edhe sot e kësaj dite, por kjo nuk ka të bëjë me futbollin. Legjenda argjentinase është përzënë nga një hotel në Venezuela, për shkak të një vallëzimi që është etiketuar si ‘i ndyrë’, me të fejuarën e tij të re, Rocio Oliva.

Maradona po qëndron në Venezuela për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjike dhe ka qenë duke u rikuperuar në një hotel, ku qëndronte edhe partnerja e tij 23-vjeçare. Mirëpo, një vallëzim në afërsi të një pishine ka nxitur reagimin e pushuesve të tjerë dhe mediat raportojnë se ata janë nxjerrë nga hoteli.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: