TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka kërkuar një minutë heshtje në Kuvend, për të kujtuar viktimat e tragjedisë së Kuvendit. Sapo ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, deputeti socialit u ka kërkuar kolegëve që ndodheshin në sallën e seancave plenare që të çoheshin në këmbë.

Duke aprovuar këtë kërkesë, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së Gërdecit.

“Në 10-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, ju kërkoj që të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tyre, dhe të lutemi që shpirtrat e tyre të prehen në paqe”, tha deputeti Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb