PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit më të madh të vendit, që të përfshihen në bisedimet e ndërmjetësuara të BE-së mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për “Reuters”, ai tha se pjesëmarrja e SHBA-ve në këtë proces është thelbësore për t’i çuar bisedimet përpara.

“Rolin e Amerikës në tavolinë e shohim si nevojë thelbësore. Bisedimet duhet të përfundojnë me njohje reciproke të shtetësisë ‘mes Kosovës dhe Serbisë’. Roli amerikan është i nevojshëm për paqen”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovë tha ndërkaq se qeveria që ai drejton do të nënshkruajë deri në fund të këtij viti, një marrëveshje me kompaninë amerikane të energjisë elektrike “ContourGlobal” për një termocentral 1 miliard euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: