GREQI – Një 40 – vjeçar shqiptar, është arrestuar mesnatën e së martës nga policia greke.

Shqiptari,  emri i të cilit nuk bëhet i ditur u kap në Kalpaki, Janinë, pas një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet italiane.

Ai ishte i shpallur në kërkim pasi akuzohej si personi i transportit të një sasie kanabisi prej 566 kg, nga Shqipëria në Itali, vepër kjo e kryer në vitin 2012.

Shqiptari 40- vjeçar tashmë i ndaluar nga policia greke, nuk ka as dokumenta ligjore për qëndrimin e tij në Greqi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb