GJERMANI – Aventura e një shqiptari në Gjermani për t’i shpëtuar drejtësisë nuk ka shkuar si donte ai.

Teksa udhëtonte me një makinë tip Volksëagen Passat me targa shqiptare, shqiptari u ndalua nga policia gjermane ditën e djeshme në Irschenberg.

Pasi i kërkuan dokuemntat shoferit 29-vjeç, autoritetet gjermane vendosën të kontrollojnë më tepër për shqiptarin duke zbuluar se kishte ndryshuar emrin.

Madje këtë gjë e kishte bërë pasi me emrin e vjetër ishte paditur nga prokuroria e Kiel për një grabitje me armë të ndodhur në Neumunster.

Falë emrit të tij të ri shqiptari 29-vjeçar kishte mundur të udhëtonte në Zvicër, Itali e Francë por aventura e tij përfundoi në Gjermani.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: