TIRANE- Një 56-vjeçar nga Kavaja është vënë në pranga mëngjesin e sotën, pasi rezulton person në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi Tafil Vokrri është arrestuar nga blutë e Tiranës, pasi ndaj tij, Gjykata Catanzaros në Itali, me vendimin e datës 02.11.2005, ka lëshuar urdhërin e kërkimit ndërkombëtar, pasi akuzohet për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

“Tafil Vokrri, 56 vjeç, banues në Kavajë, është i shpallur në kërkim pasi, Gjykata Catanzaros / Itali, me vendimin e datës 02.11.2005, ka lëshuar urdhërin e kërkimit ndërkombetar, pasi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i armëve të zjarrit”, parashikuar nga Neni 110 i Kodit Penal Italian si dhe Nenet 73 dhe 309/90 të ligjit mbi drogat.

Veprimet e mëtejshme po kryen nga Specialistët e Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: