Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Jugut janë takuar në mënyrë të beftë në kufirin e demilitarizuar mes vendeve.

Tema kryesore e këtij takimi mes Kim Jong-un dhe Moon Jae-in raportohet të ketë qenë shtimi i përpjekjeve për realizimin e samitit historik mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Sipas zyrës së presidentit Moon Jae-in, rezultati i bisedimeve do të bëhet i ditur mëngjesin e të dielës.

Kujtojmë se ky është vetëm takimi i dytë mes udhëheqësve koreanë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb