SHBA- “Radikalë islamikë”, Kerry paralajmëron Perëndimin të jenë të kujdesshëm kur përdorin këtë term për ekstremistët e dhunshëm në Irak, Siri, Nigeri dhe vende të tjera. Sipas sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry besimi mund të shërbejë si justifikim për vrasjen e fëmijëve dhe të tjerëve.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër Kerry tha se do të ishte një gabim fajësimi i myslimanëve për krime që besimi i tyre i refuzon.

Sekretarit amerikan i Shtetit John Kerry bëri thirrje për një përpjekje globale kundër ekstremizmit të dhunshëm. Komentet Kerry nxjerrin në pah një ndarje midis SHBA-së dhe aleatëve të saj më të ngushtë.

Presidenti francez Francois Hollande tha që ekstremizmi islamik është një problem që duhet të kundërshtohet.

Të enjten, sekretari i jashtëm britanik Philip Hammond kërkoi humbjen e asaj që ai e quajti “problemi i ekstremizmit të dhunshëm islamik”.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: