Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu përcolli në aeroport rreth orës 14:00 të ditës së sotme, Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Në vizitën e tij 4 orëshe në Tiranë, Kerry u takua me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Sekretari Amerikan zhvilloi një bashkëbisedim edhe shoqërinë civile në Muzeun Kombëtar.

Në qendër të diskutimeve me autoritetet shqiptare, ishte reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Avioni i diplomatit amerikan “Air Force 2” u largua nga toka shqiptare në orën 14:00. Vizita e Sekretarit Kerry u përmbyll pa asnjë incident.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb