Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi sot se ruajtja e marrëveshjes për programin bërthamor me Iranin është me rëndësi kyçe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti amerikan, Donald Trump, është skeptik ndaj marrëveshjes që fuqitë botërore e arritën me Iranin, me qëllim që të kufizojnë programin bërthamor iranian. Trump në janar deklaroi se për herë të fundit vazhdoi heqjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Programi aktual, në të cilin pjesa më e madhe e sanksioneve shfuqizohen me kusht që Irani të heq dorë nga ndërtimi i armëve bërthamore, është vazhduar përskaj paralajmërimeve të hershme të Trumpit se do të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin.

Kerry, i cili kryesoi negociatat për marrëveshjen, në Konferencën e Sigurisë në Mynih deklaroi se kjo nuk është diplomaci e mirë.

“Besoj se për Evropën dhe botën është me rëndësi kyçe që marrëveshjen ta ruajmë. Nëse e kthejmë kohën prapa, e dimë si duket bota pa marrëveshjen për programin bërthamor iranian”, tha Kerry.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: