TIRANE- Jemi në luftë me ISIS-in dhe duhet të reagojmë dhe të jemi të vendosur për ta mundur, deklaroi sot Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili po merr pjesë në Këshillin XXII Ministerial të OSBE-së, që po zhvillohet në Beograd.

”Por, pa trupat në terren nuk do të mundemi ta përfundojmë qëllimin tonë”, theksoi ai.

“Nuk ka asgjë për të negociuar me ISIS-in”, shtoi Kerry. “Shpreh ngushëllimet për qytetarët rusë të vrarë nga terroristët e ISIS-it dhe për të gjitha viktimat e tjera të këtij grupi xhihadist”, tha sekretari amerikan i Shtetit.

”Për të fituar kundër ISIS-it duhet patjetër një front kompakt”, shtoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: