SHBA-SHBA-ja do të presë më shumë refugjatë në tokën e saj, theksoi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, një zhvillim pozitiv nga Uashingtoni që ka mbajtur deri tani rreth 1 500 sirianë të pritur që prej vitit 2011.

“Do të takoj anëtarët e Kongresit dhe jemi të angazhuar të rrisim numrin e refugjatëve sirianë që ne do të presim”, deklaroi kreu i diplomacisë amerikane pas një takimi në Capitole Hill për çështjen e imigrantëve dhe refugjatëve në Evropë.

“Ne po shikojmë me shumë kujdes numrin e personave që mund të menaxhojmë përsa i përket krizës në Siri dhe Evropë”, shtoi Kerry, i cili iu përgjigj shkurtimisht disa gazetarëve dhe nuk dha asnjë informacion në lidhje me shifrat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: