FILIPINE- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi sot se Uashingtoni dëshiron të evitojë konfrontimin në Detin e Kinës Jugore, ku pretendimet territoriale të Pekinit janë hedhur poshtë nga një gjykatë ndërkombëtare.

Kerry e bëri këtë deklaratë në përfundim të një takimi me homologun e tij filipinas, Perfecto Yasay.

“Vendimi në vetvete është detyrues por ne nuk kërkojmë të krijojmë konfrontim. Ne përpiqemi të gjejmë një zgjidhje duke pasur parasysh të drejtën e popujve sipas ligjit”, theksoi Kerry.

Gjykata e Përkohshme e Arbitrazhit (CPA) e Hagës i dha të drejtë Manilas më 12 korrik duke vlerësuar se Kina nuk ka asnjë të drejtë historike mbi këtë rajon strategjik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: