TIRANE – Disa ushqime apo metoda ushqyerje janë kategorikisht të ndaluar për bebet e vogla. Ja çfarë nuk duhet të bëni:
Mos u jepni të vegjëlve arra, rrush të thatë, kokoshka, perime të pa gatuara, fruta të paqëruar ose gjalpë kikiriku deri sa të mbushin 2 vjeç.
Mos i jepni mjaltë bebit deri në moshën 1 vjeç për shkak të rrezikut të botulizmit.
Mos u jepni bebeve, rrepë, spinaq, apo disa perime me fletë jeshile nën moshën 1 vjeç, pasi për shkak të përqendrimit të lartë të nitratit mund të reduktojnë hemoglobinën.
Mos shtoni kripë, sheqer apo erëza të forta në ushqimin e bebeve.
Mos përdorni biskota si një qetësues për bebin.
Mos përdorni perime në kuti pasi zakonisht janë të shtuara e sodë dhe konservantë.
Mos përdorni mikrovalë për të ngrohur ushqimin e bebeve. Edhe ushqimi i përzier mirë mund të ketë pjesë shumë të nxehta. Mateni temperaturën me një majë luge ushqim në buzën e sipërme. Lajeni lugën para përdorimit.
Mos përdorni biberon me majë të gjerë për ushqyerje natën.
Mos i jepni fruta me aciditet të lartë, si portokallet, mandarina apo ananasi para vitit të parë.
Mos u jepni fëmijëve para se të mbushin një vjeç të bardha vezësh pasi mund të shkaktojnë alergji.
Të verdhat e gatuara mund të jepen.
Mos ushqeni me dhunë fëmijën tuaj. Kur të filloni t’i jepni ushqime të forta, nisni me një ose 2 lugë dhe lëreni bebin t’ju udhëheqë.
Mos e limitoni sasinë e yndyrës së bebit në 2 vitet e parë, pasi janë të domosdoshme për zhvillimin. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: