Dihet për vlerën e madhe shëndetësore dhe ndikimet pozitive të ullirit. Por pak, është shkruar për aspektet negative që mund t’i shkatoj vaji i ullirit. Më poshtë i gjeni 5 raste, kur nuk duhet ta përdorni atë kursesi.

1. Nëse nuk jeni të sigurt rreth cilësisë vajit

Para se ta përdorni vajin e ullirit duhet të siguroheni se ai është i pastër, apo i ‘virgjër’ siç e quajnë shqiptarët mesdhetar. Shumica e vajrave të ullirit, sidomos ata italian, mund të kenë përzierje me vajra të tjerë bimorë që humbin, cilësinë dhe efektet ushqyese, trasnmeton gazetametro.net

2. Për tiganosje dhe fërgim

Një numër i ekspertëve të kuzhinës konfirmojnë se vaji i ullirit nuk është i shëndetshëm për zemrën, nëse ai digjet në temperatura të larta. Pika e vlimit të vajit të ullirit është rreth 36 gradë dhe çdo djegje është në esencë kancerogjene. Po ashtu, gjatë fërgimit, omega – 3 acidet yndyrore dhe antioksidantë që përmban ky vaj, zhduken në këtë proces.

3. Për skarë

Shumë nga kuzhinierët preferojnë që të marinojnë mish për pjekje në skarë me vaj ulliri. Kjo procedurë nuk do të dëmtojë, por ekzistojnë vajra të tjera që kanë efekt më pozitivë. Djegja e vajit të ullirit, pasi që digjet më shpejtë nga të gjitha vajrat e tjera poashtu mund të jep shije si dru i djegur, trasnmeton gazetametro.net

4. Për të përgatitur ëmbëlsira 

Sipas prodhuesit ‘Olivers & Co’, në disa artikuj ushqimorë mund të shtohet vaj ulliri në vend të margarinës dhe gjalpës. Çfarë ju duhet të mbani mend se vaji i ullirit ka një aromë të fortë kështu që mund të prish shije për shembull për ëmbëlsira dhe torta.

5. Si trajtim lëkure kundër puçrrave në fytyrë

Ju ndoshta keni dëgjuar se vaj ulliri është i mirë për flokë dhe rrezitje. Këtu s’ka asgjë të keqe. por vaji i ullirit mund të përkeqësojë problemet e atyre që lëkura ju pëson plasaritje dhe puçrra, sepse vaji i ullirit mund të mbyllë poret, dhe nxisë procese me efekt të kundërt.

Këto janë 5 këshillat për mos përdorimin e vajit të ullirit. Mbani në mend se nuk janë shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: