TIRANË- Ndërsa Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve vijon seancën për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për të proceduar me arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër. Ai ka folur diçka me avokatin dhe më pas ka lënë sallën.

“BalkanWeb” ka siguruar videon e momentit kur Tahiri shkëputet nga tryeza e mbledhjes dhe del jashtë. Pasi qëndron përreth 5 minuta jashtë, deputeti i PS-së kthehet në sallë për të dëgjuar seancën e pyetje-përgjigjeve me prokurorët e Krimeve të Rënda.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb