Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb  se këshilli prej 2 orë  e 30 minutash po diskuton lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe hapjen e dritës jeshile për të bërë të mundur vijimin e procedurave të tjera.

Pjesa socialiste është e mendimit që Prokuroria të ushtrojë kontroll në banesën e Tahirit duke mos autorizuar arrestimin e tij

Ndërsa opozita do të firmosë për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit. Pozita mendon se nuk ka prova e fakte për të bërë të mundur arrestimin e Tahirit. Por opozita thotë se deklaratat e akuzat e bëra ndaj tij në 4 vite janë tashmë të faktuara.

Mbledhja nisi në  orën 10, prokurorët kërkuan seancë të fshehtë për të treguar provat dhe dëshminë e një ish-oficeri policie për të treguar se cështja nuk është politike por hetimore

Tahiri tha se nuk mund të shkojë në burg me fakte e prova por për arsye politike.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: