TIRANË- Këshilltari i Kreut të Kuvendit Emiljano Aleksi, ka dhënë një mesazh për socialistët pas mitingut të LSI-së në Tiranë. Duke i tërhequr vëmendjen ‘rilindësve’, Aleksi thotë se e kupton pse kanë frikë. Sipas tij, LSI është e bashkuar prej kohësh përmes kultit të të njëjtit atdhe, ndërsa i akuzon të tjerët se po mbjellin pabesi dhe përçarje.

“Ej ti, Rilindës i Republikës së Re!
E kuptojmë pse keni frikë. Ne jemi të bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kemi në zemër prej vitesh, përpara se sa ju të na mbillnit pabesinë dhe përçarjen”, shkruan Aleksi.

Sot LSI prezantoi kandidatët për deputetë në Tiranë në një miting të madh në sheshin “Nënë Tereza” ku ish-kreu i LSI-së Ilir Meta artikuloi akuza të rënda nga kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes. Këtë të fundit e cilësoi sëmundja shfarosëse, ebola.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb