BERLIN– Peter Altmaier, kryekëshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel deklaroi se ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ishte pjesë e suksesit në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar të partisë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD).

Peter Altmaier i deklaroi revistës “Focus” se Gabriel dhe kandidati për kancelar, Martin Schulz i lanë votuesit të besonin se qeveria “kishte bërë gjithçka për refugjatët dhe asgjë për gjermanët”.
“Ky debat çoi ujë në mullirin e AfD”, shton Altmaier në mënyrë figurative.

Gabriel është anëtar i socialdemokratëve të SPD-së së qendrës së majtë, i cili ishte në koalicion me kristiandemokratët e CDU-së që qendrës së djathtë për katër vitet e kaluara.

Altmaier theksoi se SPD-ja, e kryesuar nga kandidati për kancelar, Schulz, kishte kritikuar shpesh qëndrimin e Merkelit ndaj krizës së refugjatëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb