TIRANE- Këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi na ka njohur sot me një autokolonë të makinave të LSI të cilën ai e quan “Autokolona e fitores”.

“Autokolona e fitores”, i quan këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi një grup makinash të vendosura në radhë njëra pas tjetrës.
Duke postuar një foto ku shfaqen disa makina të tipeve të ndryshme, të mbuluara me logon dhe ngjyrat e Partisë Lëvizja Socialiste për Intergim, Aleksi na tregon se si po përgatitet LSI-ja për fushatë.

Ndërkohë që në një tjetër status të disa minutave më parë Aleksi ka bërë me dije se ndodhet në Velipojë duke shtuar se dhe pse është 1 maji, ai punon. Dhe siç duket, bashkë me të shkon edhe autokolona e makinave të LSI.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: