Nga interneti deri tek rripi i sigurimit, shumë risi të mahnitshme ishin produkt i profesorëve, inxhinierëve, studentëve apo thjesht njerëzve të thjeshtë nga e gjithë bota.

Janë njerëzit që vunë trurin në punë për t’u bërë të pasur, por edhe për të lehtësuar ekzistencën e njerëzimit. Bëhet fjalë për shpikje të objekteve që janë shumë të zakonshme për ne, por që për epokën kur dolën në dritë, ishin një revolucion.

Martin Kuper (Cooper) shpiku celularin e parë

Shpikësi prej Çikago, Martin Kuper (Cooper), shpiku celularin e parë. Krijuesi, menaxher i Motorolës, kishte shumë sens humori; thirrjen e parë ia bën numrit fiks të Xhoel Engel, drejtorit të laboratorit Bell. Domethënë, konkurrentit të tyre më të fuqishëm. Ky mjet fatlum që Kuperi kishte në dorë, ishte një “Dajnatak”, me peshë 1 130 gramë, pa funksione, përveçse funksionit të të folurit, të të dëgjuarit dhe bërjes së numrit. Për të rikarikuar baterinë me autonomi 35 minuta, nevojiteshin më shumë se dhjetë orë. Më 1983-shin celulari do të komercializohej në Amerikë. Në Evropë vjen më ‘86-ën. Celulari është një nga shpikjet më të mëdha që ka ndryshuar jetën e njerëzimit.

Percy Spencer shpiku mikrovalën

Mikrovala është shpikur në vitin 1940 nga një amerikan me emrin Percy Spencer, i cili në atë kohë ishte prodhues i radarëve me profil ushtarak. Mikrovala e pare ishte 1.8 metra dhe peshonte 340 kg.

Chester Carlson shpiku elektrofotografinë (fotokopjen)

Chester Carlson Floyd ishte një fizikant dhe shpikës amerikan, i lindur në Seattle, Washington. Ai është i njohur pasi ka shpikur procesin e elektrofotografisë (fotokopjes). Procesi Carlson më vonë u riemërua xerografi ose kserografi, një term që fjalë për fjalë do të thotë “shkrim i thatë”.

Willis Haviland Carrier shpiku kondicionerin e parë

Kondicioneri elektrik u shpik dhe u përdor në vitin 1902 nga Willis Haviland Carrier. I njohur si “Babai i ajrit të kondicionuar” u lind më 26 nëntor 1875 në një qytet të vogël në Angola, Nju Jork.

John Shepherd Barron shpiku bankomatin

John Shepherd Barron në vitin 1965 shpiku për herë të parë bankomatin. Ai vendosi që PIN-i i kartave të kreditit të ishte me 6 shifra, por gruaja e tij u zemërua duke i thënë se nuk i mbante mend aq numra. Kështu, John vendosi që kodi të bëhej me 4 shifra.

Laszlo Jozsef Biro shpiku stilolapsin

Laslo Biro ishte shpikësi i stilolaps modern. Ai u lind në 29 shtator në Budapest, Hungari, në një familje hebreje. Ai paraqiti prodhimin e parë të stilolapsit në Panairin ndërkombëtar të Budapestit në 1931.

Karl Benz shpiku makinën e parë

Besohet se ishte Karl Benz ai që i pari shpiku makinën moderne në vitin 1901. Mercedes-Benz i gjen origjinat e saj tek krijmi i Karl Benz, makina e parë me benzinë, Benz Patent Motorwagen, e patentuar në janar 1886 dhe Gottlieb Daimler dhe tek inxhinieri Wilhelm Maybach, i cili konvertoi një karrocë duke i shtuar një motorr me benzinë.

Nils Bohlin shpiku rripin e sigurimit

Rripi i sigurimit, i pari version modern që gjendet në shumicën e automjeteve sot është zhvilluar nga Roger Griswold dhe Hugh DeHaven në Universitetin Cornell në New York dhe ishte rezultat i kërkimeve intensive mbi lëndimet nga aksidentet me makinë. Pajisja më vonë do të perfeksionohet nga Nils Bohlin në Volvo. Studime të tjera u kryen në Universitetin e Minesotës nga James “Crash” Ryan më 1963, duke shtyrë më tej shkencën e sigurisë.

Philo Farnsworth shpiku televizionin

Rrënjët e zhvillimit të televizionit janë të lidhura ngushtë me kërkimin universitar. Më 1884, Paul Gottlieb Nipkow, një student i universitetit gjerman, krijoi sistemin e parë elektromekanik televiziv.  Në vitin 1927 , Philo Farnsworth vë në punë për herë të parë sistemin  e televizionit me skanim elektronik. Philo Farnsworth ishte një shpikës dhe pioner i televizionit. Ai dha një kontribut shumë të madh për zhvillimin e hershëm të televizionit.

Douglas Engelbart shpiku mausin e kompjuterit

Douglas Engelbart e përshkroi shpikjen e tij në vitin 1970 si “një tregues i pozicionit X-Y për një sistem ekrani”. Studimet dhe punët e tij janë në bazë të koncepteve si hiperteksti, rrjetet kompjuterike, etj, koncepte pa të cilat, mënyra se si e përdorim kompjuterin sot, do të ishte shumë e ndryshme. Në 21 qershor të vitit 1967 Engelbart, fiton patentën për “treguesin e pozicionit X-Y për ekranet”. Ose thënë ndryshe, patentën për mausin. Një vit më pas në vitin 1968, në Joint Computer Conference në San Francisco, ai tregoi publikisht shpikjen e tij. Më vonë, Xerox prodhoi Starin, kompjuterin e parë të pajisur me një maus: Steve Jobs e pa këtë project dhe “vodhi” idenë  etij duke e përmirësuar.

John Boyd Dunlop shpiku gomat me ajër (pneumatike)

John Boyd Dunlop, u përpoq t’i bënte më të mira gomat e biçikletës së djalit të tij. Dunlop mori të drejtën e prodhimit të shpikjes së tij të re në vitin 1888 dhe hapi kompaninë e vet. Prapë se prapë, goma pneumatike duhej të kalonte të tjera pengesa të mëdha dhe të tjerë inxhinierë u morën me zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Stephanie Kwolek shpiku Kevlar (Fibër sintetike me elasticitet të lartë e përdorur veçanërisht si një agjent përforcuese në prodhimin e gomave dhe produkteve të tjera)

Stephanie Kwolek, ishte femra që shpiku materialin kevlar, nga i cili ndërtohet antiplumbi. Kwolek ishte kimiste në kompaninë DuPont u Delaveru. Ajo zbuloi në vitin 1965 fibrat që janë më të fuqishme se metali. Zbulimi i saj, përveçse ka shpëtuar mijëra jetë të policëve e ushtarëve, si edhe politikanëve të njohur, përdoret edhe në avionë, anije e aparatet celulare. Kowlek ishte me origjinë nga Polonia. Kompania në të cilën ajo ka punuar, nëpërmjet një komunikate për shtyp e ka cilësuar atë si “femrën pioniere në shkencë”. Stephanie është e vetmja femër në Amerikë që ka marrë medaljen Lavoisier.

Sylvester H. Roper shpiku motorrin

Sylvester H. Roper ishte një shpikës nga Roxbury, Boston, Massachusetts, dhe një ndërtues pionier i makinave të hershme dhe motoçikletave. Në vitin 1863 ai ndërtoi një karrocë me avull, një nga automobilat më të hershme. Kjo pajisje mund të ketë qenë motorri i parë, për të cilat ai u pranua në Motorcycle Hall of Fame në vitin 2002.

Elihu Thomson shpiku pajisjen e parë elektrike për saldim.

Elihu Thomson ishte një inxhinier dhe shpikës anglez i cili ishte njihet për themelimin e kompanive të mëdha elektrike në SHBA, Angli dhe Francë. Ai ishte themelues i kompanive më me emër sot në botë, ndërkohë që ka qënë i pari që shpiku pajisjet e saldimit.

Tim Berners-Lee shpiku WWW (World Wide Web).

Sir Timothy John “Tim” Berners-Lee, KBE (lindi më 8 qershor 1955 n% Londër, Angli) është një informatikan anglez i cili shpiku World Wide Web (WWW), së bashku me Robert Calliau dhe me mijëra shokë të tij. Sot është drejtor i World Wide Web Consortium, të cilin e mbikqyr dhe kujdeset për zhvillimin e tij të mëtejshëm.

Orville dhe Wilbu Wright shpikën areoplanin e parë. 

Në vitet 1880 shpikësit evropianë kishin bërë eksperimente fluturimi me mjete që mbahen nga rrymat e erës. Vëllezërit Wright filluan të studiojnë seriozisht fluturimin pas rrëzimit të shpikësit gjerman Otto Lilienthal. Wilbur dhe Orville përdorën studimet e tij si bazë për krijimin e aeroplanit. Në vitin 1903 dukej se ishin zgjidhur problemet ekzistuese dhe në vjeshtë ata shkuan në Kitty Hawk ku erërat ishin shumë të volitshme për ngritjen e aeroplanit. Në dhjetor të atij viti ata ishin gati për fluturimin e parë. Fluturuesi Wright ishte ndërtuar me dru dhe pëlhurë pambuku dhe vihej në lëvizje nga një motor i vogël me karburant me 12 kuaj fuqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: