Kushi rikthehet në shtëpinë Raizada pas kërcënimeve të Arnav. Arnav surprizon Anxhalinë ditën e festës së motravë dhe vëllezërve. Ai i dhuron Kushit një varëse me perla. Kushi sheh Anxhalinë duke folur me dikë jashtë shtëpisë.

Gjyshja informon Arnavin se gjyshja e tij nga babai është larguar nga azili. Ajo vjen në shtëpinë Raizada. Manorama i thotë Akashit se gjyshja nga babai vuan nga një sëmundje mendore. Kushi padashje derdh ujë mbi gjyshen nga babi të Arnavit.

Ajo i bërtet Kushit dhe mendon se Kushi është shërbëtore. Madje ajo e ndalon Kushin të hyjë në dhomën e saj. Arnav e mbron Kushin. Por ardhja e papritur e gjyshes nga babai e bën Arnavin të kujtojë të kaluarën dhe ai bëhet shumë keq, shkruan revista ‘Who’.

Arnav i tregon Kushit se mamaja e tij ka vrarë veten. Kushi shkon në dhomën ku familja Raizada mban gjërat e vjetra dhe gjen disa foto. Gjyshja nga babai e Arnavit i bërtet Kushit por Arnav sërish e mbron. Kushi i thotë Arnavit se martesa e tyre nuk është e kompletuar pa bërë ritet ceremoniale.

Arnav i thotë Kushit të bëhet gati për natën e martesës. Kushi vesh një fustan të kuq dhe bën xhalebi. Arnav dekoron dhomën me qirinj dhe petale. Kushi refuzon të kryejë marrëdhënie me Arnavin pa u bërë dasmë. Arnav vendos t’i plotësojë të gjitha traditat dhe ritualet. Sham rikthehet. Ai vendos ta ndalojë dasmën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: