Teksa eklipsi do të zhysë pjesën më të madhe të Europës duke përfshirë edhe Ballkanin në errësirë, këtë të premte pritet që të shohim edhe dy ngjarje të tjera të rralla, ndonëse më pak spektakolare: Superhëna dhe ekuinoksi i pranverës.

Superhëna ndodh kur hëna e plotë ose hëna e re i afrohet më shumë Tokës, gjë që e bën të duket më të madhe se sa normalisht. Dhe ekuinoksi i pranverës i referohet asaj kohe të vitit kur dita dhe nata kanë kohëzgjatje të barabartë.

Eklipsi diellor i referohet fenomenit ku dielli dhe hëna rreshtohen në një vijë të drejtë, kështu që kjo e dyta e fsheh të parin. Fenomenet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, por rrallë qëllon që të jenë në një ditë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: