Qumështi
Sa herë që ndjeni nevojën për të ndezur një cigare, pini qumësht, vetëm kështu do e kuptoni se shija e cigareve do të jetë e tmerrshme.Karotat dhe trangujtNjë zgjidhje e shëndetshme për sistemin tuaj nervor pasi ka “pësuar” probleme nga mungesa juaj e cigares, janë karotat dhe trangujt. Pritini në copa të vogla dhe hajini sa herë që doni të ndizni një cigare

Arrat
Një grusht arra do t’ju mbajë të zënë dhe do ju largojë dëshirën për të tymosur duke ju ofruar shumë lëndë ushqyese. Por duhet t’i konsumoni në sasi të caktuara pasi ato përmbajnë shumë kalori.

Qitroja dhe shega
Portokallet, limoni dhe shega janë të pasura me vitaminë C dhe trupi juaj ka nevojë për të, sepse pirja e duhanit ul nivelet e saj. Konsumi i lëngut të freskët të tyre dhe konsumi i frutave përkatëse do të forcojë trupin tuaj dhe do t’ju ndihmojë t’i thoni jo se cigares, vështirë se do ia ndjeni nevojën nëse pini lëng shege apo qitroje.

Patatinat
Patatinat reduktojnë ndjeshëm nevojën e pirjes së duhanit por ashtu si me arrat, të gjitha llojet e tyre janë shumë të kripura. Duhet të mos harroni se përmbajnë shumë kalori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb