Nga: Mira Bregu, OKB, Gjenevë
Ne përkujtim te përvjetorit të dytë të vdekjes së Alan Kurdit, djalit trevjeçar sirian, i cili u mbyt gjatë përpjekjes për të arritur në Greqi në vitin 2015, shkrimtari i njohur Khaled Hosseini, ambasadori i vullnetit të mirë të UNHCR-së, ka shkruar “Lutjen e detit” nje letër e imagjinuar në formën e një monologu, të dorëzuar nga një baba sirian per djalin i cili fle ne prehrin e tij, në prag të kalimit të detit për në Evropë. Një natë para udhëtimit fatal, babai reflekton me djalin e tij mbi jetën në Siri para luftës dhe të ardhmes së panjohur.
10800
Hosseini, një nga shkrimtarët më të lexuarit të momentit, është autor i “Gjuetari i balonave”, “Dhe malet oshtinë”, “Një mijë diej vezullues”, etj. “Lutja e detit” është narrativa e parë e cila vjen edhe në formën e një filmi të animuar 360°.

Ky film është bërë në bashkëpunim me UNHCR. Rrëfyer nga aktori fitues i çmimit Bafta, Adeel Akhtar, i cili ka rolin e babait, “Lutja e detit” vendoset në qytetin Homs, Siri, një zonë lufte e shkatërruar, ku ai u rrit dhe bashkë me djalin detyrohen, ta braktisin. Lutja e detit shoqërohet nga një muzike e realizuar nga Sahba Aminikia, një kompozitor bashkëkohor iraniano-amerikan dhe i interpretuar nga muzikantët Kronos Quartet me bazë në SHBA dhe muzikanti David Coulter.

Njerëzit nga Siria vazhdojnë të bëjnë përpjekje për këtë udhëtim, ku shumë humbasin jetën gjatë lundrimit. Që prej vdekjes së Alan, të paktën 8,500 refugjatë dhe emigrantë kanë vdekur ose kanë humbur, teksa mundohen të kalojnë në detin Mesdhe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: