Brenda 25 vitesh, janë shitur në mbarë botën mbi pesë milionë Sportage SUV.

Para 25 vitesh, Kia ishte prodhues i vogël edhe për tregun e Koresë së Jugut. Njësitë nuk mund të thuhet edhe sot, kur është bërë një prej shtëpive të fuqishme prodhimi. Mirëpo, lajmi se prej vitit 1993, janë shitur pesë milionë njësi nga modeli Sportage SUV, i ka befasuar edhe njohësit e mirë të automobilizmit. Gjenerata e parë ishte ndërtuar me platformën e makinave Mazda, gjatë kohës kur Kia kishte aleancë me kompanitë Mazda dhe Ford. Kjo gjeneratë, nuk është shitur sa duhet, madje as në tregun korean.

Më 2005 është lansuar gjenerata e dytë, që ishte shumë e më e mirë se e para, megjithëse pjesa e jashtme kishte shumë për të diskutuar. Ende, Kia nuk e kishte gjetur formulën e duhur dhe i nevojitej të evoluonte. Ditëve të sotme, në treg qarkullon gjenerata e karët dhe është një sukses i madh. Gjatë vitit të shkuar, Kia pretendon se i ka shitur nga 27 mijë njësi në muaj.

“Jemi të lumtur që kemi arritur në këtë pikë, kur Sportage mund të krahasohet me makinat më të shitura në treg. Me këtë rast, do të mundohemi që ta avancojmë dhe bëjmë më të mirë, për një gjeneratë edhe më të suksesshme” ka thënë Ho Sung Song, president ekzekutiv i shitjeve. Gjatë viteve 2016 dhe 2017, Sportage i tejkaloi shitjet e Rio, që është modeli më i shitur nga Kia. Në fillim të vitit, gjegjësisht në janar dhe shkurt, janë shitur 69,562 njësi. Vetëm gjeni pak kohë dhe krahasoni këto modele, prej të parit deri në këto të fundit. Ngjanë sikur rosaku i shëmtuar, që u zbukurua me kohë dhe u bë shumë i dashur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: