Në gjysmën e dytë të këtij viti, prodhuesi korean do të prezantojë motorin e parë hibrid të lehtë me naftë, i cili redukton emetimet e CO2 duke përdorur një motor elektrik gjatë përshpejtimit, me një bateri shtesë prej 48V.

Kia thotë se teknologjia hibride “EcoDynamics +” ofron një raport me kosto më efektive dhe performancë më të mirë sesa sistemet hibride konvencionale tek veturat.

Kjo teknologji e re mund të përfshihet lehtësisht në një automjet ekzistues pa ndikuar në lehtësinë ose paraqitjen e komponentëve në automjet, transmeton ksp

Kia Sportage do të jetë modeli i parë me motor të lehtë dizel EcoDynamics + hibrid deri në vitin 2018 dhe Ceed i ri, i cili do të mbërrijë në vjeshtë, do të jetë vetura e ardhshme me këtë lloj motori që do të dalë në shitje në 2019.

Detajet e planeve sa i përket teknologjisë së motorit të ri, Kia do t’i prezantojë muajve të ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: