Kikirikët i përkasin familjes së bimëve bishtajore, dhe origjinën e kanë në Amerikën Jugore, Meksikë dhe Amerikën qëndrore.

Ata janë shumë të pasur me vitaminë E, acid folik, mangan dhe proteina. Këto lëndë ushqyese janë të nevojshme për funksionimin normal të organizmit.

Kjo bimë bishtajore po ashtu është e pasur antioksidantë, të cilët kontribuojnë në reduktimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës.

Kikirikët janë të dobishëm për uljen e kolesterolit të keq (LDL) në organizëm, sepse janë të pasur me acidet yndyrore mono-të-pangopura të njohura si “yndyrat e mira”.

Po ashtu përmbajnë fibra, të dobishme për funksionimin normal të zorrëve. Fibrat janë të mira për tretje. Nëse dëshironi të reduktoni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, si dhe krijimi i gurëve të tëmthit, ju rekomandojmë që këtë bimë të njohur bishtajore ta përfshini në dietën tuaj.

Kalciumi dhe vitamina D të fshehur në kikirikë kontribuojnë në shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Në këtë mënyrë për një kohë të gjatë parandalohet rreziku nga osteoporoza gjatë viteve të mëvonshme të jetës.

Duhet të keni parasysh që nëse jeni alergjikë në kikirikë, konsumimi i tyre është rreptësisht i ndaluar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: