SANTIAGO- Demokristiani Patricio Aylwin, presidenti i parë i zgjedhur në Kili pas diktaturës së Augusto Pinoçetit (1973-1990), vdiq sot në moshën 97-vjeçare, njoftoi familja e tij.

“Kili humbi një demokrat të madh”, deklaroi presidentja kiliane, Michelle Bachelet. Qeveria kiliane dekretoi sot tri ditë zi kombëtare për ish-shefin e shtetit, i cili kreu tranzicionin e vendit latinoamerikan drejt demokracisë./ata
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: