SHBA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe lideri i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, do të takohen në Uashington, mbi disa paqartësi në lidhje me samitin e planifikuar SHBA-Kore e Veriut.

Javën e kaluar Koreja e Veriut tha se mund të anulojë samitin nëse SHBA insiston që të hiqet dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme.

Koreanojugori Moon do të përpiqet të qetësojë nervat e SHBA-së për t’u rikthyer sërisht në bisedime, thonë observuesit.

Një nga zyrtarët e tij tha se se Moon do t’i tregojë Presidentit Trump se çfarë e pret nga takimi me Kim Jong-Un, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Samiti historik i 12 qershorit pritet të ndodhë në Singapor. Ky takim pritet të bëhet pas samitit mes liderëve të dy Koreve, Kim dhe Moon në prill.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: