Koreja e Veriut publikoi pamje të fundit të asaj që ajo e quan shkatërrimi i bazës së testeve bërthamore në të njëjtën ditë që Presidenti Donald Trump mori vendimin për të anuluar samitin e 12 qershorit me diktatorin Kim Jong-un.

Korea e Veriut sot tha se ishte ende e gatshme për të mbajtur bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo kohë dhe në çdo formë, pas vendimit  të Trump, të cilin Penian e quajti “keqardhje e madhe”.

Zv/ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut tha se Kim po përgatitej për bisedime dhe ishte surprizuar shumë nga anulimi i takimit.

“Përkushtimi ynë për të bërë më të mirën, për hir të paqes dhe qëndrueshmërisë në botë dhe në Korenë e Veriut, mbetet i pandryshueshëm. Ne jemi të hapur dhe i japim kohë dhe mundësi SHBA-së”, tha Gwan.

Trump e anuloi samitin përmes një letre dërguar Kim Jong Unit të enjten, duke përmendur kërcënimin e Koresë së Veriut të një dite më parë, kur një zyrtare e lartë verikoreane e cilësoi nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, si “kopje politike” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon.

“Mjerisht, bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur në deklaratat e juaja të fundit, mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, të zhvillohet takimi i planifikuar për kohë të gjatë”, shkroi Trump në letrën dërguar Kimit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: