KOREJA E VERIUT – Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un dëshiron t’i bëjë një surprizë vendit të tij, duke i çuar yllin argjentinas të Barcelonës Lionel Messin.

Diktatori kërkon të hapë një akademi të madhe futbolli në kryeqytetin Phenian, ndërsa në ceremoninë hapëse dëshiron të ketë të pranishëm edhe 4 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Messi është idhulli i Kim Jong-Un në futboll dhe dëshiron që argjentinasi të jetë frymëzim për të gjithë fëmijët në Korenë e Veriut.

Denis Rodman, legjenda e basketbollit botëror, ka qenë sportisti i fundit i njohur që ka vizituar Korenë e Veriut dhe Kim Jong-Un.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: