Kim Kardashian dhe reperi i njohur Kanye West kanë festuar përvjetorin e tyre të martesës. Cifti u martua katër vite me parë dhe tani kanë tre fëmijë. E në këtë përvjetor nuk kishte si të mungonte edhe urimi i Kim për bashkëshortin e saj.

“4 vite dhe më shumë më tej… Faleminderit i dashur që më dhe familjen tonë dhe që kujdesesh aq shumë për ne. Faleminderit që më inspiron çdo ditë, jam shumë me fat” ka shkruar Kim në foton e publikuar.
(da.xha/BalkanWeb)
kim-2

kim1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb