NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

400 gr qiqra (1 kuti)
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
1 spec i kuq
2 lgj vaj ulliri
300 gr mish i grirë
Kripë, piper i zi
1 lç piper i kuq
2-3 domate, pak sheqer
4 kokrra vezë
100 gr djath i bardhë
1-2 lgj majdanoz
Përgatitja
Kullojmë fillimisht qiqrat në një kullesë, qepën dhe hudhrat i qërojmë dhe i grijmë imët dhe më pas presim specin në copa 1 cm.

Ngrohim vajin e ullirit në një tigan të madh me kapak dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim atë për 5 minuta derisa të thërrmohet dhe të marrë pak ngjyrë kafe. Shtojmë më pas specin e kuq, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit, më pas shtojmë domatet (pa fara dhe lëkurë) ose pure domateje, pak sheqer dhe qiqrat dhe e lemë gatimin të ziejë për 10 minuta.

Pas këtij minutazhi shtojmë 4 kokrra vezë, ulim temperaturën, vendosim kapakun dhe i lemë vezët të mpiksen sipas preferencave tona (mesatarisht 5-7 minuta). I spërkasim vezët me pak kripë dhe në fund thërrmojmë pak djath të bardhë mbi kimë dhe e shërbejmë spërkatur me majdanoz të grirë imët.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: