Vlera e Bitcoin ra më së shumti që nga korriku pasi Banka Qendrore e Kinës tha se ofertat fillestare të monedhave janë të paligjshme dhe kërkoi që të ndërpritej menjëherë aktiviteti i mbledhjes së fondeve, duke lëshuar sfidën më të fortë rregullatore deri më tani.

Banka Popullore e Kinës tha në faqen e saj të internetit të hënën se kishte përfunduar hetimet në ICO dhe do të ndëshkonte rreptësisht ofertat në të ardhmen duke aluduar në penalizime për shkeljet ligjore në ato raste që tashmë kanë përfunduar.

Rregullatori kinez tha se ata që kanë ngritur fonde tashmë para duhet të sigurojnë rimbursime, megjithëse nuk kanë specifikuar se si do t’u paguhen paratë investitorëve.

U tha gjithashtu tha se financimi i platformës digjitale dhe platformat tregtare janë të ndaluara nga konvertimi i monedhave, shkruan tg.

Monedhat dixhitale nuk mund të përdoren si valutë në treg dhe bankat janë të ndaluara të ofrojnë shërbime për ofertat fillestare të monedhave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb