Largimi i Gianni De Biasit nga posti trajnerit të Kombëtares shqiptare duket se është drejt finalizmit.  Trajneri italian ka nisur kontaktet me ekipin kinez Tijanjin Teda. De Biasi ka përmendur dhe ka vlerësuar edhe në media se nuk e merr pagë edhe aq të lartë me Shqipërinë, ndërsa klubet kineze në këtë aspekt po arrijnë të konkurrojnë edhe me klube të mëdha evropiane. Sipas SportItalia, De Biasi është i gatshëm për një përvojë në vendin aziatik, megjithëse po i vlerëson edhe disa oferta nga Europa. Me gjasë ndeshja kundër Izraelit do të jetë e fundit që ai do të drejtojë kuqezinjtë.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: