Pak pasi Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi për tarifa 25 përqind për produktet kineze në vlerë të 50 miliardë dollarëve, duke akuzuar Pekinin për vjedhje të pronës intelektuale, duket se nuk do të vonojë as kundërpërgjigjia e Kinës.

Tarifat prekin më shumë se 800 lloje të produkteve, të cilat do të nisin së zbatuari më 6 korrik.​

Kina do të përgjigjet shpejt për të mbrojtur veten në qoftë së SHBA-të dëmtojnë interesat e saj me vendosjen e taksave të reja, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i këtij vendi.

Paralajmërimi vjen nga Pekini pasi SHBA-të janë përgatitur për caktimin e taksave te reja për importet nga Kina në vlerë prej 50 miliardë dollarë.

Të mërkurën zyrtarët amerikanë janë takuar për të ulur listën e produkteve të përfshira në taksë nga 1300 në 800.

Taksat për alumin dhe metale, të paralajmëruara në mars, tashme janë duke u zbatuar.
Këto taksa tashmë kanë nxitur reagime nga Evropa, Meksika Kanadaja dhe Kina, të cilat po planifikojnë implementimin e masave të njëjta për importet nga SHBA-të.

Trump ka thënë se tarifat do të godasin planin “Made in China 2025”, i cili ka për qëllim që të kthejë në industri dominante sektorin e teknologjisë së lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb