KINE-2018 ‘njerëz prej dëbore’ kanë pushtuar parkun kryesor të Harbin në provincën e Heilongjian.

Skulpturat prej dëbore janë realizuar nga 200 skulptorë nën drejtimin e Hou Yingli, shef I projektit, dhe janë të formave dhe përmasave të ndryshme, më i madhi ka një gjatësi 20 metra.

Për të realizuar këto skulptura është përdorur borë artificiale sepse konsiderohej më e pastër dhe solide, duke arritur një rezultat që të lë me gojë hapur.

Turistët dhe vizitorët kanë mbetur të befasuar. Një festival ndërkombëtar I kësaj natyre mbahet çdo vit në këtë qytet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: