Një grua në Kine ka humbur kontrollin e makinës së saj të re, një Ferrari 458 e kuqe, të sapo blerë me një vlerë rreth 569 mijë euro, duke e përplasur dhe duke e bërë copash, si në pamjet që shihni në video.

Gruaja sapo kishte postuar në Facebook një selfie në momentin që kishte hipur në Ferrari dhe komenton: ‘Për herë të parë në drejtimin e një Ferrari, është vërtetë shumë i bukur’. Por pak momente më pas gruaja ka humbur kontrollin duke u përplasur me hekurat ndarëse të rrugës dhe duke e shkatërruar plotësisht makinën.

Pamjet e aksidentit janë marrë nga një telekamer sigurie në qytetin e Wenling, në Kinë. Gruaja ka mbetur e lënduar, por jo në rrezik për jetën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb