Eshtë testuar me sukses në Kinë, Ehang 184, taksia fluturuese që lëviz vetë.
Droni, i cili është totalisht elektik, mund të transportojë një njeri deri në 15 km distancë, dhe është projektuar për të fluturuar në kushte meteorologjike ekstreme, si për shembull kohë me mjegull dhe me erë.

‘Do të ndihmojë njerëzit të evitojnë trafikun në qytet’, ka thënë Derrick Xiong, bashkë-themelues i dronit. ‘Por droni gjithashtu mund të përdoret edhe për situata emergjente, si për të transportuar pacientët në spitale.

Pasagjeri nuk do të pilotojë, por do të drejtojë thjesht udhëtimin, duke prekur touchscreen, që ka përpara karriges së tij.
Mjeti mund të arrijë shpejtësinë deri në 130km/orë dhe është në gjendje të ulet vetë, duke përshkruar rrugën e udhëzuar. Në rast rreziku, një pilot mund të ndërhyjë në distance. Eshtë viti i katërt që ky dron-taksi testohet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: