TIRANE – Këngëtarja e njohur Fifi u rëndit e treta në Këngën Magjike. Kënga e saj “Zhurmë” ishte pa diskutim një sukses. Shumë ndjekës të këngëtares kanë shpresuar që ajo të ishte fituese e festivalit të 19 të Këngës Magjike.

Por gjithsesi, edhe pse nuk ka fituar, Fifi ka fjalët më të mira për triumfuesen Anxhela Peristerin, vendin e dytë Elhaida Danin, dhe për këngëtaren Samanta Karavellon e cila u rendit e katërta. Fifi iu uron atyre suksese, dhe i quan artiste në kuptimin e plotë të fjalës.

“Jeni artiste me plotkuptimin e fjalës. Urime për çmimet dhe ju shtofshin sukseset. Ndjehem e privelegjuar që isha në konkurrim me juve. Në fund të fundit dimensionin “Art&Muzikë” e kemi përfaqësuar denjësisht dhe kemi përcjellë emocion, dashuri dhe pozitivitet te publiku. Zoti ju bekoftë”,-shkruan Fifi.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb