BEOGRAD- Mitropoliti i kishës serbe, Amfilohije Radoviç, pas kthimit nga vizita në Vatikan ka deklaruar se e ka falënderuar Papa Françeskun për mosnjohjen e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se kisha serbe e ka ndaluar përkohësisht kanonizimin e arqipeshkvit kroat Alojz Stepinac, derisa një komision i përbashkët i kishës serbe dhe kishës kroate të mos dalë me një qëndrim të unifikuar për rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore, shkruan tg.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: