GJIROKASTËR- Një ‘çerdhe’ prostitucioni është goditur nga policia e Gjirokastrës në lagjen “18 shtatori”. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se është zbuluar një lokal pranë gjimnazit “Siri Shapllo”, i cili me sa duket prej vitesh shërbente për aktivitetin e prostitucionit.

Pronarja e lokalit me inicialet V.L. e divorcuar përdorte ambientet si pikë takimi mes prostitutave dhe klientëve.

Policia Kriminale e Gjirokastrës, ka ushtruar kontroll në këtë lokal ku zbuloi takimet që kishin lënë tre gra me klientët e tyre dy prej të cilëve të moshuar dhe njëri student. Specialistët e krimit, kanë arritur në momentin kur u la takim me një person të kamufluar nga policia i cili hiqej si klient, raporton “BalkanWeb”.

Dy prej grave që ushtronin prostitucion, i përkasin komunitetit egjiptian. Gratë që ushtrojnë prostitucion, janë të moshës 23, 34 dhe 49 vjeçe.

Vlera e një ‘seance’ seksuale, shkonte 3000 lekë, ndërkohë që vlera e seksit oral 2000 mijë lekë. Operacioni është përmbyllur pak minuta më parë dhe deri tani ka vetëm shoqërime, ende jo urdhër arreste.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb